Erdogan: Nuk dalim nga Afrini derisa të mbarojmë punën tonë

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se “në Parlamentin Europian është kërkuar që ne të ndalim operacionin tonë në Afrin”.

“Në Parlamentin Europian është kërkuar që ne të ndalim operacionin tonë në Afrin. Është një grua përgjegjëse për zgjerimin e cila ka bërë një kërkesë të tillë. Mos shpresoni më kot, ne nuk do të dalim nga atje deri kur të mbarojmë punën tonë”, tha Erdogan në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të konkursit të poezisë që u zhvillua në Qendrën kulturore dhe të kongreseve në rezidencën presidenciale Beştepe në Ankara.

Duke vënë theksin se PE nuk ka çfarë t’i thotë Turqisë për operacionin në Afrin, presidenti Erdogan, ka deklaruar se, “Parlamenti Evropian nuk ka asnjë fjalë që mund t’i thotë Turqisë në lidhje me operacionin ‘Dega e Ullirit’. Të gjitha këto fjalë hyjnë nga njëri dhe dalin nga veshi tjetër”.

Presidenti Erdogan ka theksuar se ka arritur në 3.525 numri i terroristëve që janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit”.

“Tashmë është çështje momenti, kjo punë është pranë përfundimit. Mbështetja e dhënë në operacionin ‘Mburoja e Eufratit’ dhe në ‘Degën e Ullirit’ është edhe një tregues se populli ynë kur është e nevojshme nuk tërhiqet kurrë prapa”, tha Erdogan./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit