Erdogan: Nuk lejojmë legjitimimin e okupimit të Lartësirave të Golanit

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se nuk do të lejojnë asnjëherë të legjitimohet okupimi i Lartësirave të Golanit.

“Deklarata e pafat e presidentit amerikan mbi Lartësitë e Golanit solli rajonin përpara një krize të re. OBI nuk mund të ngelet indiferente ndaj ngjarjeve që kërcënojnë ardhmërinë e tërë njerëzimit dhe botës islame”, tha presidenti turk në samitin e OBI-t në Stamboll.

Erdogan lavdëroi kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern për reagimin ndaj sulmit terrorist, duke e quajtur model për të gjithë liderët. “Vrasja e 51 vëllezërve tanë në namazin e xhumasë dhe plagosja e 47 të tjerëve assesi nuk mund të konsiderohet si një incident i zakonshëm”.

Erdoğan u shpreh se organizatat neonaziste duhet të trajtohen si struktura terroriste, në mënyrën se si trajtohen ISIS, Al Shabaab, PKK.

– “Po përballemi me armiqësi të hapur ndaj Islamit”

Presidenti Erdogan, deklaroi se në ditët e sotme në skenë është e pranishme armiqësia e hapur ndaj Islamit, gjegjësisht urrejtja ndaj myslimanëve, shkruan aa. “Jemi duke u përballur me armiqësi të hapur ndaj Islamit, me urrejtje ndaj muslimanëve. Kjo çështje nuk është më vetëm një çështje e politikës, shoqërisë civile apo vetëm çështje që duhet të merret bashkësia akademike përmes hulumtimeve. Ky kërcënim është bërë një çështje e njësive të sigurisë, burrështetasve, madje edhe qytetarëve në rrugë”, porositi Erdogan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit