Erdogan: Nuk përkulemi para atyre që ndërtojnë mirëqenien e tyre duke shfrytëzuar botën

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke iu referuar zhvillimeve të fundit midis vendit të tij dhe SHBA-ve ka deklaruar se, “Nuk jemi përkulur dhe nuk do të përkulemi para atyre që ndërtojnë mirëqenien e tyre duke shfrytëzuar botën”.

Presidenti Erdoğan, njëherësh kryetar i AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), duke folur në Kongresin e 6-të të zakonshëm të partisë së tij, që po mbahet në Ankara, ka theksuar se disa e kërcënojnë Turqinë me ekonomi, sanksione, kursin e këmbimit, normën e interesit e inflacionin, por ka shtuar se “ne e shohim lojën tuaj dhe ju sfidojmë”.

“Nuk njohim asnjë forcë njerëzore që të qëndrojë përballë këtij populli, i cili është edhe guximtar edhe i mençur. Askush të mos përpiqet të luajë me këtë popull, sepse ne jemi një popull që ecën drejt objektivave tona me shprehjen ‘Ose do të bëhemi, ose do të vdesim’ “, deklaroi Erdoğan.

“Ne nuk u jemi dorëzuar dhe nuk do t’u dorëzohemi atyre që në pamje duken si partnerë strategjik, por me çdo hap që hedhin përpiqen të na bëjnë objektiva strategjike”, shtoi më tej ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit