Erdoğan: Numri i pjesëtarëve të neutralizuar të regjimit është rreth 150

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se sipas të dhënave të fundit, numri i pjesëtarëve të neutralizuar të regjimit është rreth 150, (AA).

Erdoğan këto vlerësime i bëri në një deklaratë pas namazit të xhumasë në Stamboll.

Presidenti turk tha se në Idlib janë shkatërruar 12 tanqe, 3 automjete të blinduara, 14 obusë artilerie dhe 2 mjete pikap të armatosura.

“Sipas të dhënave të fundit, numri i pjesëtarëve të neutralizuar të regjimit është rreth 150”, tha Erdoğan.

Ai ndër të tjerat njoftoi se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, në bisedën e tyre me presidentin rus Vladimir Putin, e kanë ftuar atë në një armëpushim shumë të vendosur në Idlib.

“Për një takim katërpalësh ofruan Stambollin më 5 mars, megjithatë Putini ende nuk u dha përgjigjen e dëshiruar”, u shpreh Erdoğan.

Duke folur edhe për çështjen e Libisë, presidenti Erdoğan tha se “Haftari nuk është një bashkëbisedues për ne. Haftari atje është një legjionar me rrogë, nuk është legjitim, është ilegal, i paligjshëm”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit