Erdogan pret me ceremoni zyrtare homologun rus Putin

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti me ceremoni zyrtare homologun e tij rus Vladimir Putin në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Pas intonimit të himneve të të dy vendeve, Putin përshëndeti gardën e nderit, kurse më pas dy liderët prezantuan delegacionet.

Përmes një video konference, Erdogan dhe Putin do të jenë pjesë e ceremonisë së hedhjes së gurthemelit të Centralit Bërthamor Akkuyu, ndërsa më pas do të realizojnë takim kokë më kokë.

Pas takimit Erdogan-Putin do të mbahet mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi (UDIK) të bashkëkryesuar nga dy presidentët.

Dy liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media pas mbledhjes dhe nënshkrimit të marrëveshjeve ndërsa më pas Erdogan do të shtrojë një darkë në nder të homologut të tij.

Ndërkaq, Putin nesër do të marrë pjesë në Samitin Trepalësh Turqi-Rusi-Iran, në të cilën do të flitet në lidhje me Sirinë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit