Erdogan pret në takim simbolin e rezistencës palestineze, Xhunejdin

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan priti në takim Fevzi el-Xhunejdin, i cili u bë simbol i rezistencës në ngjarjet e fundit në Palestinë pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”.

Në pritjen e realizuar në kompleksin presidencial në Ankara, Xhunejdi mori pjesë me babain e tij, Muhammed el-Xhunejdi.

Presidenti Erdogan dhe kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım i cili po ashtu ishte në pritje, përqafuan Xhunejdin dhe biseduan për një kohë me të.

Erdogan duke treguar fotografinë e quajtur “Fëmija 16 vjeçar, simboli i rezistencës” e shkrepur nga Wisam Hashlamoun, e cila u zgjodh fotografia e vitit në kategorinë e lajmeve, në votimet e Fotografive të Vitit” të AA-së tha se “Kjo fotografi mori vendin e parë. Mua më pyetën “Cilën po e zgjedh”. Dhe unë e zgjodha këtë”.

Pas pritjes, presidenti Erdoğan dhe kryeministri Yıldırım bënë një foto për kujtim me Xhunejdin dhe babanë e tij./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit