Erdoğan: Samiti i BE-së nuk dha përgjigje ndaj pritshmërive të disa vendeve

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shprehur se samiti i mbajtur dje i Bashkimit Evropian (BE) në të vërtetë nuk dha përgjigje ndaj pritshmërive të disa vendeve, sepse kërkesat e tyre nuk ishin të drejta.

Erdoğan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me rendin e ditës në dalje pas faljes së namazit të xhumasë në xhaminë Hazreti Ali në Stamboll.

Ndaj pyetjes se si e vlerëson rezultatin e Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian (BE), përgatitjen e një raporti lidhur me Turqinë deri në samitin e ardhshëm dhe se si do të jenë marrëdhëniet në procesin e ardhshëm me BE-në, Erdoğan, vuri në dukje se samiti i mbajtur dje i Bashkimit Evropian (BE) në të vërtetë nuk dha përgjigje ndaj pritshmërive të disa vendeve.

“Sepse kërkesat e tyre nuk ishin të drejta. Në fakt ishte e kundërta e një procesi që vërteton të drejtën e Turqisë. Zhvillimet në Mesdheun Lindor, qëndrimet tona pozitive përballë këtyre bëri që të dështojnë pritshmëritë e tyre”, shtoi Erdoğan.

Presidenti i Turqisë rikujtoi se deklarata e bërë nga Ministria e Jashtme kundër këtij procesi është shumë e rëndësishme nga pikëpamje për të vërtetuar gabimet e tyre.

“Faleminderit disa vende anëtare të BE-së me mendje të shëndoshë, të cilat duke mbajtur një qëndrim pozitiv këtu, bënë që kjo lojë të dështonte. Ashtu siç do bëhet një përgatitje e re në samitin që do mbahet në mars 2021, ekziston një pritshmëri që kjo punë të negociohet atje. Më duhet ta them qartë se është e pamundur që edhe nga atje të dalë ndonjë gjë. Sepse ka një proces që është i drejtë për Turqinë. Edhe në këtë proces për Turqinë duhet të dorëzohet e drejta jonë. Aktualisht janë shumë të drejta që vendet anëtare të BE-së duhet t’i japin Turqisë. Filloni që nga liberalizimi i vizave e deri tek përjashtimi doganor. Prandaj uroj që kryesisht me ministrinë tonë të jashtme ta përfundojmë në mënyrë të drejtë këtë proces duke bërë bisedimet tona edhe në pikën e liderëve”, u shpreh Erdoğan.

Më tej presidenti turk tha se Azerbajxhani është një vend vëlla dhe se azerbajxhanasit kanë qëndruar nën pushtim në territoret e Azerbajxhanit që Armenia ka mbajtur të pushshtuar për 30 vite.

Azerbajxhanasit kanë bërë shumë durim gjatë procesit të pushtimit, tha Erdoğan, i cili shtoi se “Fatkeqësisht treshja e Minskut nuk dha pritshmëritë lidhur me pushtimin dhe se këtu nuk u arrit ndonjë rezultat i drejtë”.

Pasi theksoi se po e ndjekin edhe vetë këtë proces, Erdoğan, tha se “Me të vërtetë entuziazmi i vëllezërve tanë azerbajxhanas dje në Azerbajxhan ishte shumë i ndryshëm. Si lideri azerbajxhanas, vëllai im Ilham Aliyev, gruaja e tij e nderuar, po ashtu edhe unë dhe bashkëshortja ime dhe komiteti ynë të gjithë dhamë një nga shembujt më të bukur të përqafimit të Turqisë me Azerbajxhanin. Edhe pas kësaj do ta vazhdojmë me vendosmëri këtë proces”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit