Erdogan thirrje qytetarëve të këmbejnë devizat në lira

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje qytetarëve të Turqisë t’i konvertojnë devizat e tyre të kursyera në lira turke.

“Kushdo që ka dollarë, euro ose ar nën jastëk, të shkojë në bankë dhe t’i këmbejë ato në lira”, tha Erdoğan në një fjalim në provincën verilindore Bayburt.

Presidenti turk i quajti hapat e tillë si pjesë e “përpjekjes kombëtare”, duke thënë se “Kjo do të jetë përgjigja e popullit tim për ata që shpallin luftë ekonomike kundër nesh”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit