Erdogan: Turqia me kokën lartë përballë çështjes së migrantëve

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se përderisa Turqia qëndron me kokën lartë përballë çështjes së migrantëve disa vende qëndrojnë me kokën ulur.

“Aq sa ne si Turqi qëndrojmë me kokën lartë përballë çështjes së migrantëve, po aq disa shtete që përkufizojnë veten si të zhvilluara, moderne dhe bashkëkohore janë fatkeqësisht me kokën ulur përballë kësaj çështjeje”, tha Erdogan në një program me rastin e Ditës Botërore të Migrantëve.

Ai tha se Perëndimi ka një botëkuptim i cili e konsideron si tragjedi vdekjen e një njeriu, ndërsa statistikë atë të një milion njerëzve.

“Për ta nuk ka asnjë kuptim që një milion njerëz kanë vdekur në Siri brenda shtatë viteve si rezultat i organizatave terroriste ose një regjimi që ushtron terror mbi popullatën e tij”, theksoi presidenti turk.

Erdogan kritikoi mbylljen e kufijve për refugjatët, duke thënë se nuk mund të ketë ardhmëri një civilizim i cili kërcënon me vdekje njerëzit që tentojnë t’i kalojnë kufijtë.

Duke folur për çështjen e Palestinës, Erdogan tha se vuajtjet aktuale të palestinezëve janë lajmërues të një stuhie të re që është afruar, duke uruar që çështja e Kudsit të jetë shkak për zgjimin e tërë njerëzimit dhe veçanërisht muslimanëve.

“Çdo fëmijë që sot bëhet të qajë në Kuds dhe qytetet palestineze, çdo nëne që i shkaktohet dhimbje, çdo njeri që goditet, rrihet apo fyhet, janë lajmërues të një stuhie të re që afrohet. Aty ku nuk ka drejtësi, ka zullum, por në të njëjtën kohë ka edhe një zgjim, ngritje. Lus Zotin që çështja e Kudsit të jetë shkak për zgjimin e tërë njerëzimit dhe veçanërisht muslimanëve”, tha presidenti i Turqisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit