Erdogan: Turqia nuk ka synime mbi territorin e askujt

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij nuk ka asnjë synim mbi territorin e asnjë vendi.

Duke folur në pritjen solemne në Kompleksin Presidencial në Ankara me rastin e 30 Gushtit, Ditën e Fitores, Erdogan lavdëroi përpjekjet e forcave turke të sigurisë për eliminimin e terrorizmit brenda dhe jashtë vendit.

“Ne nuk kemi synime mbi asnjë grusht toke të askujt, por nuk i tolerojmë ata që synojnë trojet tona dhe duart që zgjaten drejt të drejtave tona”, tha presidenti turk.

“Qëllimi i vetëm i përpjekjes që sot po japim në Irak, Siri, Mesdheun Lindor dhe katër anët e rajonit tonë, është mbrojtja e të drejtave të Turqisë, si dhe garantimi i sugirsë për popujt miq dhe vëllezër”, shtoi Erdogan.

Ndryshe, sot Turqia shënon përvjetorin e 97-të të Ditës së Fitores, një triumf kyç kundër forcave greke në Luftën e Pavarësisë.

Në këtë ditë, 97 vjet më parë, forcat turke me themeluesin e Republikës moderne të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, shënuan fitore të madhe kundër forcave greke në Betejën në Dumlupınar, e cila ishte e fundit në luftën e Turqisë për pavarësi mes viteve 1919 dhe 1922.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit