Erdoğan zotohet për unitet në 97-vjetorin e Ditës së Republikës

Mos i humb

Covid-19 në Gjykatën e Lezhës, pezullohet pjesërisht puna

Covid-19 ka prekur edhe punën e gjykatave. Së fundi gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka pezulluar pjesërisht punën pasi covid 19 ka...

Zvicër: 3802 raste të reja dhe 107 të vdekur nga Covid-19

Zyra Federale e Shëndetit Publik raporton 3.802 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona në 24 orët e fundit.

Afganistani, vendi më i dëmtuar në botë nga terrorizmi

Instituti për Ekonomi dhe Paqe (IEP) me seli në Australi, ka publikuar "Indeksin Global të Terrorizmit 2020". Raporti mbi indeksin ka shqyrtuar...

Mbetjet sanitare Covid-19/ Aksion në të gjithë globin, arrestohen 102 persona, sekuestrohen mbi 2.5 milionë euro produkte

Policia e Shtetit ka kryer dy operacione të mëdha me Europol, Interpol dhe angjenci të tjera ligjzbatuese, ku në total janë arrestuar...

Turqia sot shënoi 97-vjetorin e Ditës së Republikës, e cila përkujton themelimin e emrit të kombit dhe shpalljen e statusit të vendit si republikë.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, zyrtarë të lartë të qeverisë dhe të rangut të lartë ushtarak si dhe udhëheqës të opozitës vendosën kurora me lule në Anitkabir, mauzoleun e themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk në kryeqytetin Ankara.

“Me guximin nga e kaluara jonë e lavdishme plot fitore ne do të vazhdojmë të ecim drejt së ardhmes sonë të përbashkët në unitet, solidaritet dhe vëllazëri”, shkroi Erdoğan në librin përkujtimor Anitkabir.

“Me përpjekjet që përballen me vendin tonë nga brenda dhe jashtë vendit, forcon qëndrueshmërinë tonë për të luftuar dhe rrit më tej vendosmërinë tonë”, shtoi ai.

Ndaras, zëvendës presidenti turk, Fuat Oktay dhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalın në Twitter përkujtuan 97-vjetorin e Ditës së Republikës.

Oktay në mesazhin e tij u zotua të mbrojë dhe të mbetet i përkushtuar ndaj Republikës deri në fund.

“Republika është historia e ringjalljes së këtij kombi. Është ngritja e këtij kombi në këmbë edhe një herë. Është deklarata jonë e pavarësisë”, tha Kalın në mesazhin e tij të ndarë.

Po ashtu duke përkujtuar themelimin e Republikës, ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu lëshoi një mesazh me video, duke thënë: “Me qëndrimin e saj të fortë, Turqia është një aktor global si në tryezë ashtu edhe në fushë”.

“Ne do të vazhdojmë me vendosmëri të mbrojmë fitimet e Republikës sonë, pa kompromentuar qëllimet tona të vitit 2023”, shtoi Çavuşoğlu.

Ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu në mesazhin e tij të shkruar u zotua të eleminojë plotësisht terrorin nga vendi për brezat e ardhshëm.

“Ne jemi të vendosur të arrijmë të gjitha qëllimet tona për vitin 2023 dhe të sjellim një kartë raporti të bukur qindvjeçar për të gjithë pronarët e atij nënshkrimi të nderuar në vitin 1923,” vuri në dukje Soylu.

Misionet diplomatike turke jashtë vendit festojnë Ditën e Republikës

Ambasada e Turqisë në kryeqytetin australian Canberra si dhe konsullatat e saj në Sidney dhe Melbourne kanë festuar gjithashtu Ditën e Republikës.

Një kurorë lulesh u vendos në monumentet e Ataturkut në Canberra dhe Sidnei, pasuar nga një moment heshtje dhe himni kombëtar turk.

Në ceremoninë e Sheshit të Federatës Melbourne, me një numër të kufizuar të pjesëmarrjes për shkak të masave të COVID-19, u ngrit flamuri turk, i shoqëruar nga himni kombëtar.

Më 29 tetor të vitit 1923, Ataturk shpalli zyrtarisht emrin e kombit dhe shpalli statusin e vendit si republikë.

Një votim më pas u zhvillua në Asamblenë e Madhe Kombëtare, dhe Ataturk, një burrë shteti revolucionar, u zgjodh presidenti i parë i Republikës së Turqisë me votim unanim.

Që atëherë, Turqia feston Ditën e Republikës çdo 29 tetor. Republika pritet të festojë njëqindvjetorin e saj në vitin 2023.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Një tjetër vaksinë kundër COVID-19 hyn në provën e ‘fazës së tretë’ në Kinë

Një tjetër vaksinë e zhvilluar lokale e Kinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka hyrë në provën klinike të 'fazës së tretë',...

Turqi, arrestohen 11 të dyshuar për lidhje me DEASH-in

Gjithsej 11 persona për lidhje të dyshuara me grupin terrorist DEASH, u arrestuan në provincën perëndimore të Izmirit në Turqi, tha sot...

Turqia me satelitët e rinj të komunikimit do të jetë më e fuqishme në hapësirë

Me satelitët e rinj të komunikimit, Turksat 5A, 5B dhe 6A, Turqia do të jetë më e fuqishme në hapësirë, tha sot...

Draft raporti i PE: Politika të krijojë klimë besimi, thelbësore zgjedhjet e 25 prillit

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka publikuar një draft raport mbi zhvillimet në Shqipëri.Në këtë draft raport nxiten liderët politikë në...

Mbi 65 milionë të prekur nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 65 milionë transmeton Anadolu Agency (AA).