Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili kërkesë SPAK, KLSH dhe Prokurorisë së Tiranës: Nisni hetimet mbi shpërdorimet në Kaskadën e Drinit

Mos i humb

Dy deputetët e LSI, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho në një kërkesë zyrtare drejtuar SPAK, Prokurorisë së Tiranës dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit kërkojnë verifikimin dhe nisjen e hetimeve mbi shpërdorimin me pasoja të rënda të Kaskadës së Drinit në prodhimin shkëmbimin dhe blerjen e energjisë elektrike me pasoja të rënda dhe me dëm ekonomik.

Në kërkesën e tyre, drejtuar institucioneve, dy deputetët e LSI kanë paraqitur fakte dhe prova mbi këto abuzime. Sipas tyre në këto abuzime janë kryer veprat penale të ‘Shpërdorimit të Detyrës’, ‘Korrupsionit Pasiv dhe Aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘Vjedhje e Pasurisë së Shtetit duke Shpërdoruar Detyrën e Kryer në Bashkëpunim’, ‘Falsifikim i Dokumenteve’, ‘Ushtrim i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike’.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit