132 litra parfum dhe esencë kontrabandë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Mos i humb

Një 31 vjeçar i identifikuar me inicialet S.K., është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me mallra kontrabandë.

Në kontrollin e ushtruar në subjektin e tij në rrugën “Bardhyl”, u gjetën dhe sekuestruan 132 litra parfum dhe esencë parfumi, të depozituara në bidona plastik për të cilat nuk dispononte dokumentacion(fatura) të cilat dyshohej se ishte kontrabandë.

Ndërkohë bashkëshortja e 31-vjeçarit është proceduar penalisht. 31-vjeçari akuzohet për veprat penale “Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë“ dhe “Fshehje të ardhurash“.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit