ESA: Sektori i Evropës në hapësirë në krizë serioze

Mos i humb

Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) ka shprehur shqetësim për gjendjen e raketave të saj përforcuese, pas lëshimit të dështuar të një rakete ”Vega-C” në dhjetor.

”Sektori i nisjes së Evropës është në një krizë serioze”, deklaroi agjencia hapësinore.

”Problemet filluan rreth një vit më parë kur Rusia vendosi të tërhiqte raketat e saj ‘Soyuz’ nga porti hapësinor i Evropës ”Kourou” në Guajanën Franceze”, tha ESA.

Në atë që ka qenë një goditje e madhe për fluturimet hapësinore evropiane, misioni i parë komercial i raketës ”Vega-C” të Evropës përfundoi me dështim menjëherë pas ngritjes nga Guajana Franceze më 20 dhjetor.

”Raketa doli nga kursi disa minuta pasi u ngrit”, sipas ofruesit të shërbimeve komerciale të nisjes ”Arianespace”.

Kompania e klasifikoi lëshimin si një dështim dhe tha se kishte një problem me motorin e raketës me karburant të ngurtë ”Zephyr 40”.

Raketa duhej të sillte në orbitë dy satelitë vëzhgimi të Tokës në pronësi të ”Airbus”.

Ndërkohë, sipas ESA-s, lëshimi i raketës Ariane 6 është shtyrë sërish për tremujorin e fundit të këtij viti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit