Escobar: SHBA, e përkushtuar ndaj zgjidhjes së problemeve dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor

Mos i humb

Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, tha të enjten në Uashignton se sfidat kryesore në Ballkanin Perëndimor janë marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe integrimi euro-atlantik, por se mundësitë që ofron rajoni janë shumë më të rëndësishme sesa rreziqet.

Duke folur në një diskutim në Këshillin e Atlantikut, zoti Escobar tha se situata e krijuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, u ka dhënë shtysë përpjekjeve të perëndimit për zgjidhjen e problemeve të mbetura.

Zoti Escobar tha se shpreson që të shohë përparim vitin e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë në bazë të planit franko-gjerman dhe theksoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe luftën kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, tha të enjten në Uashignton se sfidat kryesore në Ballkanin Perëndimor janë marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe integrimi euro-atlantik, por se mundësitë që ofron rajoni janë shumë më të rëndësishme sesa rreziqet. Duke folur në një diskutim në Këshillin e Atlantikut, zoti Escobar tha se situata e krijuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, u ka dhënë shtysë përpjekjeve të perëndimit për zgjidhjen e problemeve të mbetura.

Zoti Escobar tha se shpreson që të shohë përparim vitin e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë në bazë të planit franko-gjerman dhe theksoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe luftën kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit