Është afër Kinës, në këtë shtet aziatik kanë vdekur 50 njerëz nga koronavirusi, 2854 të infektuar

Mos i humb

Tajlanda ka raportuar këtë të premte 15 raste të reja me koronavirus dhe asnjë vdekje të re nga Covid-19, duke bërë që numri total i viktimave nga virusi të jetë 50 persona, kurse të infektuarit kanë shkuar në 2854 individë .

Në rastet e reja të konfirmuara me koronavirus në Tajlandë , nëntë kishin lidhje të më parshme me përhapjen e Covid-19, kurse 2 janë raste tërësisht të reja, që nuk mendohet se kanë ardhur nga zinxhiri i pë rhapjes së mëhershme, raporton Reuters.

Katër raste të tjera të reja u raportuan nga krahina jugore e Yala, ku autoritetet po testojnë në mënyrë masive popullsinë për shkak të shkallës së lartë të infeksionit atje, tha Taweesin Wisanuyothin, një zëdhënëse e Qendrës së qeverisë për Administrimin e Situatave COVID-19.

Tajlanda është një nga shtetet, që ka shëruar në masë të infektuarit, pasi ka arritur që të shërojë nga koronavirusi 2490 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit