“Është post lëkundje e tërmetit të 26 nëntorit”, mesazhi i sizmologut: Nuk ka vend për panik!

Mos i humb

Pas tërmetit me magnitudë 4.3, me epiqendër në Vorë, sizmologu Rexhep Koçi thotë se, ky tërmet është në vazhdën e post lëkundjeve të tërmetit të 26 nëntorit dhe nuk ka vend për panik.

Sizmologu Koçi theksoi se nuk kemi të bëjmë në asnjë mënyrë me një tërmet kryesor.

“Magnituda ishte 4.3. Kjo lëkundje është në funksion të asaj rutinës që ndjekin tërmetin kryesor. Nuk ka ndonjë vend për tu shqetësuar apo të ngjallur panik. Nuk quhet kryesor. Është në vijim të pasgoditjeve që kanë shoqëruar tërmetin e 26 nëntorit”, tha Koçi, për News24.

Ministria e Mbrojtjes njofton se deri në këto momente nuk ka raportime për dëme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit