Vazhdon shpërbërja e organizatës terroriste PKK

Mos i humb

Dy anëtarë të organizatës terroriste PKK të cilët u arratisën nga radhët e organizatës separatiste terroriste nga veriu i Irakut u dorëzuan pranë forcave turke të sigurisë.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se si rezultat i operacioneve të vendosura të forcave turke të sigurisë vazhdon shpërbërja e organizatës terroriste PKK.

“Dy terroristë të tjerë të PKK-së, të cilët u larguan nga zonat e strehimoreve në veri të Irakut u dorëzuan në postën kufitare në Silopi të Sirnakut. Kështu, numri i terroristëve që u arratisën nga radhët e organizatës terroriste PKK jashtë vendit, brenda një jave arriti në 10”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga Ministra e Mbrojtjes Kombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit