“Është pritë, mos dil”, çfarë i tha nëna e tij Endri Mustafës ditën e vrasjes

Mos i humb

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Endri Mustafës në Livadhe në Shkodër. Bashkëshortja e tij ka dhënë versionin e saj rreth natës që mbeti i vrarë 32-vjeçari. Ingrid Mustafa ka rrëfyer se bashkëshorti i saj ka qenë në kërkim prej dy vitesh por ishte kthyer në banesë për festën e Bajramit për të takuar edhe fëmijët.

Ajo ka shtuar se më datë 14 maj në banesën e tyre ka ardhur 15-vjeçari Ergys Malja, i cili i ka bërë një bisedë për t’i shitur një qingj për 40 mijë lekë të vjetra. Paratë sipas saj, ia kishte marrë nënës. Ndërkohë Endri mësohet se i kishte thënë gruas se i kishte mbetur mendja tek një muhabet që i kishte bërë Ergys Malja.

Bashkëshortja e tij i është drejtuar me fjalët “çfarë merresh me të, ai është fëmijë, është hajdut, pash Zotin mos u merr me të”.

Në atë kohë edhe nëna e Endrit ka qenë e pranishme në këtë bisedë ku i ka dhënë edhe një paralajmërim të fortë duke i thënë se rrezikohej të nxirrej në pritë.

“O mami, ruaju prej tij se po të bën ndonjë prapësi dhe të nxjerrë në pritë dikund”.

Endri i është përgjigjur duke i thënë se nuk ka se çfarë t’i bëjë një fëmijë.

Nëna e tij më pas i ka thënë: “Ai është i poshtër, a të kujtohet që para një viti ky të ka thënë vetë që merr 3 mijë euro për të nxjerrë në pritë dikë tjetër.”

Pas këtyre fjalëve Endri ka vendosur që të shkojë me 15-vjeçarin për në zonën e Livadheve për të marrë një sasi hashashi, ndërsa më pas dyshohet se i është bërë pritë nga Ibrahim Lici që e ka ekzekutuar në vend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit