Kërkoi të bënte vetëgjyqësi duke përplasur me makinë një person, arrestohet 67-vjeçari në Lezhë

Mos i humb

Mirditë- Tentoi të vriste një shtetas duke e përplasur me automjet, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin D.D.,67 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas, me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime ,në aksin rrugor Rrëshen- Rubik , ka tentuar të vrasë duke e përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin N .H.,banues në Kukës.

Shtetasi N.H.,pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë ” dhe ” Vetëgjyqësia”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit