Eurodeputeti Gori: Opozita duhet të heqë dorë nga përleshjet në sheshe

Mos i humb

U përpoq deri në minutën e fundit për një kompromis mes socialistëve dhe demokratëve, por pranon dështimin eurodeputeti Giorgio Gori.

“Takuam parlamentarët e mazhorancës dhe opozitës që na paraqitën qëndrime shumë të ndryshme, madje kontroverse edhe pse ata synojnë njëkohësisht integrimin evropian të Shqipërisë. Bëmë gjithçka ishte e mundur që të përafronim qëndrimet e tyre për një qëndrim gjthëpërfshirës gjë që nuk ndodhi”.

Si shkoi takimi me kryeministrin?

“Ishte një përshëndetje e shpejtë. Unë e kam njohur Edi Ramën vitin e kaluar kur isha me këtu për një vizitë private”.

Ka një apel të qartë për opozitën.

“Opozita duhet të heqë dorë nga përleshjet në sheshe. Kam përshtypjen se palët kanë shkuar shumë larg me deligjitimin e njëra-tjetrës. Mendoj se ka nevojë që të ketë një lidership të ri në përbërjen e partive politike. Duhet që të hyjnë në lojën politike të rinj të motivuar. Shpresojmë që zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm të zhvillohen në përputhje me parametrat e demokracisë”.

Vlerëson arritjet e SPAK.

“Reforma në drejtësi e vitit 2016 bëri të mundur mënjanimin e ndërhyrjes politike në vendimet e gjyqësorit. Mbetet shumë për të bërë në luftën ndaj korrupsionit. Të rinjtë shqiptarë duhet që të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen sepse në të kundërt Shqipëria do të humbasë pjesën më të gjallë të shoqërisë”.

Për Gorin viti 2030 është objektiv i mundur për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Unë besoj shumë, por varet shumë nga Shqipëria nga përpjekjet e shoqërisë dhe politikës shqiptare në forcimin e institucioneve demokratike, shtetit ligjor, administratën publike. Unë jam optimist”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit