Evropa bën thirrje për armëpushim në Libi

Mos i humb

Ministrat e Jashtëm të disa vendeve evropiane dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell bënë thirrje për sigurimin e menjëhershëm të “armëpushimit humanitar” në Libi.

Borrell në një deklaratë të përbashkët me shkrim me ministrin e Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio theksuan se si pjesëmarrës të procesit të Berlinit dëshirojnë që muaji i Ramazanit të jetë një mundësi për sigurimin e armëpushimit në Libi.

“Marrëveshja humanitare” mbështetet fuqimisht nga Kombet e Bashkuara (OKB), thuhet në deklaratë ku vihet theksi se “javët e fundit në vend vazhdojnë konfliktet pa ndërprerje dhe se kjo rrit dhimbjet e popullit të Libisë”.

Më tej në deklaratë thuhet se të gjithë aktorëve në Libi u bëhet thirrje për rikthim në bisedime dhe se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) e ka rritur nevojën për armëpushim.

Rikujtohet se 3 civilë humbën jetën si pasojë e sulmit me raketa që kryen në ditën e parë të Ramazanit në kryeqytetin Tripoli milicët e Khalifa Haftarit, liderit të forcave jolegjitime në lindje të Libisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit