Facebook po teston një buton “Create” për reklama, ngjarje dhe mbledhje fondesh

Mos i humb

 

Facebook po teston një buton të ri “Create” për versionin desktop të platformës, që i mundëson përdoruesve gjëra të tilla si të krijojnë një faqe të re në Facebook ose të postojnë një reklamë.

Butoni, në këndin e djathtë të faqes, iu dërgon në një menu drop-doën ku njerëzit mund të krijojnë një faqe marke, një reklamë, një grup, një ngjarje, një listë të tregut ose një faqe për mbledhje fondesh.

Reklamat janë baza e Facebook: rrjeti social ka fitim monetare nëpërmjet tyre. I pyetur për çështjen e dizajnit, Facebook tha se po teston butonin “Krijo” në nivel global dhe do të lançohet më gjerësisht në javët e ardhshme.

Për testimin, butoni duket si shenja “+” për disa njerëz dhe fjala “Krijo” për të tjerë, njoftoi Facebook.

Ky nuk është i vetmi ndryshim, lidhur me ndërfaqen, që Facebook ka bërë kohët e fundit. Më herët këtë javë, rrjeti social tha se është duke ridizenjuar shiritin e navigimit në aplikacionin e tij celular për ta bërë atë më të personalizuar.

Tani përdoruesit do të shohin shkurtoret në veçoritë që përdorin më shpesh, në vend që të gjithë të shohin të njëjtin grup ikonash. /kp/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit