Faktori i Ri që Rrit Rrezikun e Sëmundjeve të Zemrës

Mos i humb

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori.

Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me madhësinë e një grushti, pompom gjakun, oksigjenin dhe lëndët ushqyese nëpër të gjithë trupin.

Duke pasur parasysh faktin që sëmundjet e zemrës janë shkaku numër një i vdekjeve në botë, ju duhet t’i kushtoni asaj kujdesin e duhur.

Me kujdesin e duhur nënkuptohet të ushqyerit shëndetshëm dhe kryerja e aktivitetit fizik.

Por ka ende diçka që mund të bëni për të mbrojur zemrën tuaj!

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me një tjetër faktor që ndikon në shëndetin e zemrës, i cili është pjesë e mënyrës tuaj të jetesës.

Roli i stresit në shëndetin e zemrës

Sipas një studimi në shkallë të gjerë, ku AgroWeb.org u mbështet, sa më shumë stres të keni në përditshmëri, aq më shumë të rrezikuar jeni ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe sulmit në zemër.

Njerëzit e përfshirë në studim, që raportuan se përballeshin me nivele të larta të stresit në përditshmëri, u zbulua se kishin 22% më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Gjithashtu ata ishin 24% më shumë të rrezikuar nga një atak në zemër dhe kishin plot 30% më shumë mundësi të pësonin një goditje në tru.

Jeta në thelb është stresuese dhe është e pamundur të shmangni çdo gjë që shkakton stres

Prandaj të gjeni mënyrën e duhur që ju ndihmon për të larguar stresin është diçka e rëndësishme për shëndetin e zemrës.

Kjo mund të mos jetë e lehtë dhe ka të ngjarë të kërkojë një periudhë prove dhe dështimesh.

Studim vlerësoi gjithashtu edhe nivelet e stresit tek individët përpara se të ndodhte ndonjë problem me zemrën.

“Nuk dihet saktësisht se çfarë e shkakton rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare tek njerëzit që përjetojnë stres në nivele të larta. Por shumë procese të ndryshme në trup, si ateroskleroza dhe mpiksja e gjakut, mund të ndikohen nga stresi,” thotë udhëheqësja e studimit Annika Rosengren, profesoreshë mjekësie në Universitetin e Gothenburg, Suedi.

“Nëse duam të zvogëlojmë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare në shkallë globale, duhet të konsiderojmë stresin si një tjetër faktor rreziku.” përfundon ajo.

Si përmbledhje, autorët e studimit besojnë se menaxhimi i stresit është një mënyrë e parandalimit të sëmundjeve të zemrës dhe forcimit të shëndetit kardiovaskular.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit