Falsifikoi certifikatën për xhamat e errët të makinës, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Mos i humb

Një 23-vjeçar me iniciale G.Ll është arrestuar nga policia pasi kishte falsifikuar certifikatën për xhamat e zinj të automjetit.

Tashmë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Ll., 23 vjeç, pasi është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, duke drejtuar mjetin e tij, me një certifikatë të dyshuar të falsifikuar, për miratimin e xhamave të errësuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit