Falsifikonin testet e Covid dhe i shisnin për 40 euro, 10 të arrestuar, mes tyre edhe një mjek

Mos i humb

Një tjetër operacion është duke u zhvilluar nga Prokuroria e Tiranës ndërsa mësohet se 10 persona janë arrestuar pasi falsifikonin testet Covid.

Nën hetim janë mjekë, falsifikator, sekserë dhe agjencitë turistike.

Aktiviteti u zbulua pasi një shtetas kishte bërë testin e falsifikuar dhe kërkoi të ndryshonte gjeneralitetet.

Një mjek është i arrestuar pjesë e QSUT, ndërkohë falsifikimi i testeve bëhej në këmbim të 35-40 euro.

Ndërkohë në lidhje me emrin dhe të dhënat e personave të ndaluar, prokuroria nuk ka dhënë detaje, pasi hetimet janë në vijim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit