Falsifikuan dokumentet për të përfituar tokë, 2 të arrestuar në Tiranë

Mos i humb

TIRANE– Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Dhurimi”, duke arrestuar dy persona, pasi akuzohen për falsifikim të dokumenteve, me qëllim përfitimin e një sipërfaqeje toke.

Të arrestuar janë shtetasit Ruhi Valisi dhe Lavdrim Sulaj.

Te dy sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente noteriale të një notereje publike në qytetin e Tiranës dhe më pas i kanë paraqitur ato në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me qëllim përfitimin si dhurim të një sipërfaqeje të konsiderueshme toke.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale kontratat noteriale të dyshuara të falsifikuara, të cilat ishin dorëzuar në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit