100 ditët e para të mandatit 3, ministrat i japin “llogari” Ramës

Mos i humb

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar, për të kryer një analizë mbi punët e bëra në 3-mujorshin e parë të mandatit të tretë.

Në këtë takim do të analizohet puna e ministrave në 100 ditët e para të mandatit të tretë.  Mësohet se fokusi i mbledhjes së qeverisë do të jetë kryesisht mbi pandeminë dhe rindërtimin.

Deri më tani nuk dihet nëse do të ketë ndonjë komunikim për mediat në lidhje me mbledhjen e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Vendi ndodhet në alarm për shkak të variantit Omicron të COVID, i cili është përhapur masivisht në shumë vende të Botës e Europës, duke detyruar shumë shtete të rikthejnë izolimin. Në vendin tonë nuk është identifikuar ende asnjë rast me këtë variant, ndërsa vijon procesi i vaksinimit teksa autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen edhe me dozat e treta

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit