Familja britanike humb betejën gjyqësore në rastin e amerikanes me imunitet diplomatik

Mos i humb

Prindërit e adoleshentit britanik i cili humbi jetën tragjikisht gjatë përplasjes me një makinë që drejtohej nga një grua amerikane që kishte imunitet diplomatik, humbën betejën gjyqësore me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, transmeton (AA).

Familja ka kërkuar drejtësi për 19-vjeçarin Harry Dunn, i cili ndërroi jetë pasi motoçikleta e tij u përplas me një makinë që po udhëtonte në anën e gabuar të rrugës pranë bazës ajrore amerikane në Anglinë qendrore gushtin e kaluar. 

Drejtuesja e makinës, Anne Sacoolas, u nis për në SHBA disa javë pas përplasjes. Zyrtarët thanë se asaj i takon imuniteti diplomatik sepse burri i saj punonte në bazën ajrore.

Sacoolas, 43-vjeç, u akuzua në dhjetor për shkaktimin e vdekjes nga vozitja e rrezikshme, por Departamenti i Shtetit i SHBA-së refuzoi kërkesën për ekstradimin e saj në Britani për t’u gjykuar.

Prindërit e Harry Dunn, Charlotte Charles dhe Tim Dunn, filluan çështjen gjyqësore për të argumentuar se Zyra e Jashtme e Britanisë vendosi gabimisht se Sacoolas kishte imunitet diplomatik.

Por dy gjyqtarë refuzuan këtë të martë, duke vendosur që amerikanja “gëzonte imunitet nga juridiksioni penal i Mbretërisë së Bashkuar në kohën e vdekjes së Harryt”.

Nëna e adoleshentit tha se ishte e vendosur të vazhdonte kërkimin e drejtësisë për djalin e saj. Ajo u mbështet nga sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, i cili tha se ai qëndron me familjen.

“Ne e kemi të qartë se Anne Sacoolas duhet të përballet me drejtësinë në Britani të Madhe dhe ne do të mbështesim familjen me kërkesën e tyre ligjore në SHBA”, tha Raab.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit