Kontakte me një të infektuar me koronavirus, mbreti spanjoll Filipe VI në karantinë

Mos i humb

Mbreti spanjoll Felipe VI është izoluar pasi ka pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate për mediat nga vetë pallati mbretëror. Mësohet se mbreti i Spanjës është takuar me personin e infektuar ditën e diel.

Po ashtu, bëhet e ditur se Mbreti Felipe edhe mbretëresha Letizia, së bashku me dy princeshat, janë në gjendje të mirë dhe deklaruan se po zhvillojnë aktivitetet e tyre institucionale brenda kushteve të karantinimit.

Kujtojmë se Spanja është ndër vendet më të goditura në Europë nga koronavirusi, ndërsa deri më tani ka rreth 1 milion e 600 mijë të prekur nga pandemia.

Ndërkohë që numri i viktimave ka kaluar në mbi 43 mijë viktima.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit