Familjarë të personave serbë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, kanë kërkuar nga politikanët e Serbisë ndërprerjen e dialogut me Kosovën.
Ata kanë thënë se duhet ndërprerë dialogun me Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaçin dhe për më tepër kanë kërkuar arrestimin e të dyve, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
Familjarët e të zhdukurve serbë kanë thënë se pa arrestimin e Thaçit dhe Haradinajt nuk do të ketë drejtësi.
Më tej aty është thënë se Haradinaj, Thaçi dhe Fatmir Limaj janë përgjegjës për siç thonë kidnapimin e serbëve nga viti 1998./Kosova Post/