Familjet libiane në SHBA padi për “krime lufte” kundër Haftarit dhe EBA-së

Mos i humb

Familjet libiane që jetojnë në SHBA kanë ngritur padi të re për krime lufte kundër Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Khalifa Haftarit, liderit të forcave jolegjitime në lindje të Libisë,  (AA).

Kompania ligjore “Transitional Business Attorneys Group” në Washington, e cila vepron në fushën e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe krimeve të luftës, ka bërë një deklaratë me shkrim lidhur me padinë e ngritur në emër të gjashtë familjeve libiane.

Në deklaratë thuhet se familjet libiane që jetojnë në SHBA kanë ngritur padi penale në Gjykatën Federale të Washingtonit kundër Haftarit me arsyetimin e vrasjes së anëtarëve të familjes dhe zbatimin e torturave ndaj tyre. Gjithashtu familjet kanë kërkuar edhe dëmshpërblim prej 1 miliard dollarë.

Sipas deklaratës, në kërkesën e padisë thuhet: “Me këtë padi do të nxirren në dritë shkeljet serioze të të drejtave të njeriut, vrasjet arbitrare dhe torturat e kryera. I pandehuri (Haftar) ka nxitur krimet e luftës dhe është përfshirë në krime të ndryshme veçanërisht në tortura. Kjo është një sjellje çnjerëzore, e cila shkel Konventën e 4-t të Gjenevës, Deklaratën universale të Kombeve të Bashkuara dhe kushtetutën e SHBA-së”.

Padi është ngritur edhe kundër EBA-së

Në anën tjetër në deklaratë thuhet se krahas Haftarit, padi është ngritur edhe kundër Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), ku vihet theksi se qeveria e Abu Dabit me ndihmën monetare dhe ushtarake që jep për Haftarin është partnere në krimet e luftës që kryhen në Libi.

Një padi e ngjashme kundër krimeve të mundshme të luftës të kryera nga forcat e Haftarit në vend është ngritur edhe në rajonin Virxhinia të SHBA-ve, ku në këtë dosje përfshihen akuzat e katër familjeve libiane kundër Haftarit për kryerjen e masakrës.

Përderisa dihet se Haftari deri më tani nuk ka marrë pjesë në procesin gjyqësor, thuhet se në rast të vazhdimit të kësaj situate pritet që ai të shpallet fajtor në kuadër të të “dënuarit në mungesë”.

Haftar ka jetuar në Virxhinia të SHBA-ve nga fundi i viteve 1990 deri në vitin 2011 dhe në të njëjtën kohë ai është shtetas amerikan. Pas rrëzimit të qeverisë së Gaddafi-t në vitin 2011 ai u kthye në Libi dhe i shpalli luftë Qeverisë legjitime të Pajtimit Kombëtar (GNA).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit