Peskov: Zbatimi i marrëveshjeve të Soçit, çështja më e rëndësishme

Mos i humb

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shprehur shqetësime për situatën në Idlib tha se “Rusia e sheh si çështjen më të rëndësishme zbatimin e marrëveshjeve të Soçit”,  (AA).

Në një deklaratë për gazetarët në Moskë, Peskov tha se ende nuk është planifikuar ndonjë mbledhje lidhur me Sirinë mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Nëse liderët e kërkojnë mund të zhvillohet një takim i tillë. Rusia nuk e fsheh shqetësimin e saj për situatën në Idlib dhe që terroristët lëvizin lirshëm në këtë rajon”, tha Peskov.

“Rusia e sheh si çështjen më të rëndësishme zbatimin e marrëveshjeve të Soçit. Ka një rëndësi të madhe edhe shtypja e veprimeve terroriste kundër ushtrisë siriane dhe komplekseve ushtarake ruse. Janë të papranueshme këto sulme të ndërmarra në Idlib”, deklaroi Peskov duke shtuar se vazhdojnë “sulmet terroriste” kundër forcave të regjimit dhe komplekseve ushtarake ruse në Idlib.

Në pyetjen lidhur me përgjegjësitë e Turqisë në Idlib, Peskov u përgjigj: “Nuk bëjmë vlerësime për këtë çështje, jemi të fokusuar mbi dokumentin e nënshkruar. Ne e shohim të panevojshme të bëjmë konkluzione të ndryshme”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit