Far West”në Athinë, përleshje me armë në mes të ditës, plagoset kalimtari dhe 4 policë

Mos i humb

Kryeqyteti grek u trondit sot në mesditë nga të shtënat me armë. Ngjarja ndodhi në qendër të Athinës pak para orës 13:00 dhe në konflikt raportohet se u përshinë disa persona të komunitetit rom.

Ngjarja u pasua nga një ndjekje policore e cila rezultoi në kapjen e 5 të dyshuarve të përfshirë në konfliktin me armë si dhe plagosjen lehtë të katër oficerëve të policisë në aksident gjatë ndjekjes.

Nga shkëmbimi i të shtënave u plagos dhe një kalimtar që po udhëtonte me motor. Ai mori një plumb në këmbë dhe po trajtohet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Si ndodhi ngjarja

Banorët e zonës njoftuan policinë sapo dëgjuan të shtënat. Kur efektivët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes panë një të plagosur dhe lajmëruan autoambulancën që e transportoi në spital.

Katër makina u përfshinë në incident të cilat u ndoqën dhe në zonën e Patissia dy prej tyre u ndaluan nga policia.

5 persona u arrestuan ndërsa, 4 oficerë të tjerë të policisë që ndoqën makinën tjetër drejt Kifissos Avenue u plagosën lehtë duke rënë nga motorët e tyre, pasi një shofer, i palidhur me incidentin, u bllokoi padashje rrugën.

Oficerët e policisë u transportuan në spital, ndërsa autorët braktisën mjetin dhe u larguan.

Mediat greke kanë publikuar videon nga konflikti me armë, ku shihet terrori që përjetuan njerëzit ndërsa plumbat fluturonin në mes të ditës mbi kokat e tyre. Disa prej tyre vrapojnë për të shpëtuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit