Trump agresiv, sulmon edhe bashkëpunëtorët e tij/ Ndryshojnë rregullat për debatin presidencial

Mos i humb

Kanë ngelur dy javë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe një Donald Trump tejet agresiv po shfaqet ditë pas dite, duke sulmuar tanimë jo vetëm kundërshtarët e tij por edhe bashkëpunëtorët, ku nuk kursye edhe për Drejtorin e Institutit të Sëmundjeve infektive Anthony Fauci.

“Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe të gjithë këta idiotë. Sa herë që ai del në televizion, gjithmonë ka një bombë. Por ka një bombë më të madhe nëse e pushoni nga puna. Fauci është një katastrofë. ” tha Trump.

E ndërkohë që vazhdoi me fjalimin e tij se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të luftuar Covid-19 ai sulmoi Biden se do të dëgjojë ekspertët shëndetësorë dhe do të rimbyllë vendin.

Në tubimin e tij, Trump gjithashtu rriti sulmet e tij ndaj mediave, duke veçuar Kristen Welker të NBC, moderatoren e debatit të ardhshëm presidencial, si dhe CNN për mbulimin që i kanë bërë pandemisë.

Biden, i cili nuk mbajti asnjë takim elektoral dje, u shpreh se akuzat e Trump ndaj Faucit dhe ekspertëve shëndetësore janë një katastrofë e vërtetë.  Dhe vijoi me akuzat e tij se përgjigja e Trump ndaj krizës së shkaktuar nga Covid-19 ka qenë e gabuar.

Debati i fundit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden do të mbahet të enjten me një “silenciator” në mikrofonat e dy kundërshtarëve, në përpjekje për të shmangur kaosin e debatit të parë presidencial.

Sipas Komitetit të Debatit, secili prej dy oponentëve do të ketë dy minuta kohë për t’iu përgjigjur pyetjes së koordinatorit dhe gjatë kësaj kohe mikrofoni i tjetrit do të fiket. Pas dy minutash të dy mikrofonat do të jenë të hapur për dialog të hapur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit