Feltman, zyrtari i parë i OKB-së që do të vizitojë Korenë e Veriut pas 6 vitesh

Mos i humb

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i ngarkuar për çështje politike, Jeffrey Feltman sot pritet të fillojë vizitën historike treditore në Korenë e Veriut.

Zëdhënësi i Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, thekson se Feltman sot do të udhëtojë në Phenian.

Në kumtesë thuhet se vizita e Feltman është organizuar në bazë të ftesës së shtatorit të dërguar nga Koreja e Veriut si një lloj inciative për fillimin e dialogut politik.

Feltman në Phenian do të takohet me shefin e diplomacisë të Koresë së Veriut, Ri Yong-ho dhe delegacionin e OKB-së në vend.

Edhe pse nuk pritet që lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un të pranojë Feltmanin, vizita e sotme është e rëndësishme nga aspekti se kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë të OKB-së në Korenë e Veriut pas gjashtë vitesh.

Zyrtari i fundit i OKB-së i cili në tetor të vitit 2011 vizitoi Phenianin ishte Valeria Amos, koordinatorja e OKB-së për aktivitete humanitare./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit