Fëmijët e armatosur me dhunë nga PYD/PKK rrëfejnë persekutimin e përjetuar

Mos i humb

Derisa ende vazhdon operacioni “Dega e Ullirit” udhëhequr nga Forcat e Armatosura Turke në Afrin, fëmijët dhe të rinjtë e armatosur me dhunë nga PYD/PKK, rrëfyen persekutimin e përjetuar.

Një djalosh 10 vjeçar, për TRT Kurdi, bëri të ditur se terroristët e PYD/PKK-së i bashkëngjisin të rinjtë në radhët e tyre duke i detyruar të nënshkruajnë disa dokumente. Më tej ai tha që e kanë trajnuar për 12 ditë dhe në fund ka arritur të ikë nga organizata bashkë me shokun e tij të quajtur Beshir.

Një tjetër fëmijë tha se babai i tij është grindur me pjesëtarët e organizatës të cilët kanë dashur ta armatosin dhe ta bashkojnë në radhët e PYD/PKK, duke shtuar: “PYD/PKK duhet të dal nga Afrini. Po pëson vetëm populli”.

– “Me dhunë e futën në thes”

Një tjetër djalosh me emrin Orik, tha se ka kaluar në Turqi për të vizituar të motrën për festën e Bajramit dhe se PYD/PKK e kanë futur me dhunë në thes dhe e kanë sjellë në luftë.

Duke theksuar që familja e tij qëndrojnë në Turqi për të siguruar jetesën, Orik shtoi: “PKK i ka persekutuar të gjithë. Na rrahën dhe na sollën këtu me dhunë. Nuk erdhëm këtu me dëshirë. Dihen ata që kanë ardhur me dashje”.

Orik poashtu u ankua se në moshën 16 vjeçare e kanë futur në një luftë për të cilën ai nuk kishte njohuri. Më tej bëri të ditur që terroristët e PYD/PKK-së kanë kundërshtuar muslimanët në praktikimin e adhurimeve të tyre dhe se i kanë rrahur ata që shkojnë në xhami.

Duke theksuar se dëshiron që jeta t’u hyjë në rend, Orik tha se beson se në fund organizata e cila kryen sulme në katër shtete, do të pësojë disfatë.

– “Armatosin dhe fëmijë në moshë shumë të vogël”

Një tjetër i ri tregoi se pjesëtarët e PYD/PKK-së i kanë prerë rrugën dhe se e kanë armatosur me dhunë.

“Nuk kam asnjë problem me arabët, turqit dhe të krishterët. Këtu mund të jetojmë vëllazërisht”, u shpreh ai.

I riu shtoi që PYD/PKK armatos dhe fëmijët në moshë shumë të vogël.

– E kanë kërcënuar me familjen e tij

Një tjetër i ri 18 vjeçar nga fshati Öksüzler i Afrinit, tha se pjesëtarët e PYD/PKK-së e kanë armatosur atë nën pretekstin e “Shërbimit të detyrueshëm ushtarak”.

I riu pohoi që është i detyruar të kujdeset për familjen pasi babai i tij nuk është në jetë dhe se është përpjekur shumë për të mos iu bashkëngjitur radhëve të organizatës, megjithatë anëtarët e organizatës e kanë kërcënuar se do ia marrin vëllain, motrën dhe nënën e tij./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit