Komisionet e ekspertëve takohen për pikën kufitare Kosovë-Maqedoni

Mos i humb

Komisioni miks i ekspertëve të Përbashkët të Kosovës dhe Maqedonisë, kanë zhvilluar takimin e radhës, ku u diskutuan temat rreth ecurisë dhe mbarëvajtjes së punëve rreth përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme për fillimin e ndërtimit të objektit të pikë kalimit të përbashkët kufitar “Stançiç – Bellanoc”.

Në kuadër të këtij takimi i cili është mbajtur në Ministrinë e Punëve të Brendhsme, janë shqyrtuar të gjitha veprimet e ndërmarra nga komisioni, si dhe u diskutuan edhe çështjet e bashkërendimit të aktiviteteve të përbashkëta për funksionalizimin sa më të shpejtë të pikë kalimit të përbashkët kufitar “Stançiç– Bellanoc”.

Sipas një komunikate të MPB-së, të dyja palët u dakorduan që të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit