Fëmijët te okulisti/ Vizitat e detyrueshme para nisjes së shkollës në shtator

Mos i humb

Çdo vit e më shumë, prindërit po i kushtojnë vëmendje vizitës së fëmijëve te mjeku okulist.

Meqenëse, raporti mjekësor për shëndetin e syrit është një nga dokumentet për regjistrimin e fëmijëve në klasë të parë, para fillimit të shkollës interesi është rritur.

“Shoh interesimin e prindërve për fëmijët e tyre sesi është situata e shikimit dhe shëndeti i syrit për tu parapërgatitur këto fëmijë për klasat e para. Dhe në këto 10 vitet e fundit ky interesim është rritur. Pra të parandalojmë që pastaj të mos kemi kosto më të larta ”, ka thënë okulistja, Suzana Zhuka.

Teknologjia e cila është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së të gjitha grupmoshave, ka ndikuar negativisht edhe te të vegjlit, duke krijuar te ta anomali të ndryshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit