Fenomen i pazakontë në Kazakistan, shpërthen “vullkani i akullt”

Mos i humb

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Kazakistan, ku është formuar një “vullkan i akullt”.

Mediat e huaja bëjnë me dije se gjatë verës ky është një rajon që mbulohet nga gjelbërimi, ndërsa në dimër për shkak të borës dhe temperaturave të ulëta, është shfaqur një fenomen i pazakontë natyror.

Ndër të tjera theksohet se, efekti i shpërthimit ndodh për  shkak të ujit artezian nën tokë, kur temperaturat arrijnë nën zero. Lartësia e një “statuje” e tillë natyrore mund të arrijë deri në 14 metra.

https://youtube.com/watch?v=_A3c-KfSCoA%3Ffeature%3Doembed

Ky është një rajon shumë pranë kryeqytetit të Kazakistanit.

Të gjithë vrapojnë atje për t’u fotografuar me “vullkanin e akullt” derisa nuk fillon shkrirja e akullit. E agjencitë turistike organizojnë udhëtime të veçanta deri në këtë destinacion.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit