Fermerët francezë vijojnë protestën, bllokojnë autostradat

Mos i humb

Në Francë vijojnë protestat e fermerëve të cilët kërkojnë më shumë mbështetje nga ana e qeverisë.

Në qytetin jugperëndimor të Agen fermerët i vunë zjarrin gomave të vjetra dhe mbeturinave që kishin hedhur përpara portave prej hekuri të institucionit të prefekturës.

Ata gjithashtu bllokuan disa rrugë në të gjithë Francën për t’i bërë presion qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre disa prej të cilave janë paga më të mira, dhënien fund të rritjes së çmimit të karburantit të traktorëve dhe kompensim më të mirë pas fatkeqësive natyrore.

Fermerët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë për sa kohë që kërkesat e tyre nuk do të  plotësohen. Protestat të cilat janë përshkallëzuar përbëjnë sfidën e parë të madhe për kryeministrin e ri të Francës Gabriel Attal.

Nga frika e një përhapjeje të protestatve të fermerëve të cilët kanë protestuar edhe në Gjermani, Poloni dhe Rumani, qeveria franceze ka shtyrë tashmë një projektligj për bujqësinë që synon të ndihmojë më shumë njerëz të bëhen fermerë, duke thënë se do të forcojë masat dhe do të lehtësojë disa rregullore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit