Festa e Falënderimeve, amerikanët planifikojnë udhëtime dhe darka festive pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve

Mos i humb

Dhjetëra miliona amerikanë pritet të mblidhen me familjen dhe miqtë këtë javë, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët shëndetësorë se festa e Falënderimeve mund të çojë në një valë të re infeksionesh në vend. Miliona amerikanë vërshuan në aeroporte dhe autostrada përpara Festës së Falënderimeve të 26 nëntorit.

Ndërsa guvernatorët dhe kryetaret e bashkive ata kanë filluar të vendosin rregulla të tilla, si mbajtja e maskave në shtëpi apo reduktimi i eventeve në mjedise të brendshme, të cilat janë fajësuar për përshpejtimin e përhapjes së virusit. Megjithatë këto masa me ligj, në terma praktikë janë të pazbatueshëm dhe zyrtarët shpresojnë që qytetarët do t’i ndjekin ato në mënyrë vullnetare.

Një ndër festat më të mëdha familjare në SHBA është Festa e Falënderimeve, e cila në zakon festohet me tavolina të mëdha. Ekspertët shprehen se kjo mund të ndikojë në mbingarkesën e spitaleve dhe mund të sjellë një rritje akoma më të madhe gjatë periudhës së festive.

Ndërkohë që në vend rregjistrohen mesatarisht rreth 178.000 raste të reja me koronavirus regjistrohen çdo ditë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa numri i të shtruarve në spital janë dyfishuar që nga fillimi i muajit në 86,000, duke bërë që sistemi shëndetësor të jetë nën presion. Në SHBA ka pasur edhe një rritje mesatare ditore të vdekjeve në 1.500 duke shtyrë zyrtarët shtetërorë dhe lokalë në të gjithë vendin që të vendosin kufizime të reja.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit