Filipçe: Do t’i rekomandojmë Qeverisë që të ndalohen të gjitha tubimet publike

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipce, në një konferencë të rregullt për media informoi për rekomandimet për ndalimin e tubimeve publike, pacienten me koronavirus dhe për situatën e përgjithshme të koronavirusit (Covid-19) në vend .

Duke theksuar se mbrëmë është mbajtur një mbledhje e Komisionit për Sëmundje Infektive, ministri Filipçe tha se është rekomanduar që të kufizohen tubimet publike, me theks të veçantë në karnavalet në Strumicë dhe Prilep.

“Propozimi ynë do të jetë që të ndalohen të gjitha tubimet publike ku ka një numër të madh njerëzish, qoftë në hapësirë të mbyllur apo të hapur. Në hapësirë të mbyllur rreziku i transmetimit të infeksionit është më i lartë, por e njëjta vlen edhe për hapësirat e hapura nëse distanca midis njerëzve është e vogël”, tha Filipce, duke shtuar se duhet të anulohen edhe garat sportive.

Ministri foli edhe për gjendjen shëndetësore të pacientes së infektuar me koronavirusin e ri, për të cilën tha se është në gjendje stabile, nuk ka shenja të komplikimeve dhe se është në fazë të shërimit.

Ai gjithashtu tha se bashkudhëtarët e pacientes janë në izolim shtëpiak dhe në gjendje të mirë. Filipçe infmormoi se rezultatet nga dy udhëtarë që janë kthyer nga Italia janë negative.

Ministri Filipçe shtoi se dy shtetas bullgarë që punojnë për një kompani nga Manastiri kanë raportuar se kanë qenë në Itali dhe ata janë nën një izolim shtëpiak 14-ditor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit