Filipçe: Në 24 orët e fundit regjistrohen 67 raste të reja me COVID-19

Mos i humb

Ministri Filipçe gjithashtu gjithashtu njoftoi se gjatë ditës së kaluar janë kryer 868 teste, ndërsa nga fillimi i përhapjes së sëmundjes, në Maqedoninë e Veriut janë kryer gjithsej 31.170 teste.

Gjithashtu, Filipçe informoi se është regjistruar edhe një rast i ri i vdekjes, me çka numri i vdekjeve nga COVID-19 është rritur në 141.

Sipas ministrit Filipçe, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 25 pacientë të shëruar, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 1.594.

Ai theksoi se Komisioni i Sëmundjeve Infektive ndjek me vëmendje numrin e të infektuarve të rinj dhe deri të enjten mund të vendoset për miratimin e masave kufizuese për rajone apo komuna të caktuara.

“Gjatë gjithë periudhës së kaluar, gjendja e sistemit shëndetësor, kapacitetet për hospitalizimin e pacientëve, numri i madh i shtretërve të lirë, numri i ulët i të infektuarve në mesin e stafit mjekësor, numri i respiratorëve të lirë, grupet e njohura dhe të gjithë treguesit e tjerë tregojnë se ne e dimë saktësisht se çfarë po ndodh dhe kemi aftësi për t’u marrë me këtë valë të sëmundjes”, tha Filipçe.

Duke theksuar se ekziston një ndryshim thelbësor me valën e parë të COVID-19, Filipçe tha se atëherë nuk e kanë ditur se çfarë i priste, ndërsa sipas tij, tani situata mund të parashikohet dhe se institucionet kanë njohurinë dhe resurset e nevojshme, si dhe sistem shëndetësor të përmirësuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit