Filipine, 21 mjekë të vdekur nga COVID-19

Mos i humb

Ankara
Së paku 21 mjekë kanë vdekur në Filipine për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendi ka raportuar 177 vdekje pasi rastet e konfirmuara të COVID-19 janë rritur në 3.764.

“Mjekët që vdiqën për shkak të koronavirusit, kryesisht kanë qenë për shkak se pacientët gënjyen për gjendjen e tyre ose historinë e ekspozimit”, citoi transmetuesi lokal GMT, Rustico Jimenez, kryetar i Shoqatës së Spitaleve Private në vend.

Deri më tani, 740 personel mjekësor në Filipine kontraktuan koronavirusin dhe janë në karantinë 14 ditore pas ekspozimit të dyshuar, tha shoqata.

Jimenez argumentoi se mungesa e pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) për mjekët dhe stafin tjetër shëndetësor në spitalet private po ashtu qëndron si arsye pas vdekjes së tyre.

Mijëra punëtorë shëndetësorë në të gjithë rajonin e Azisë-Paqësorit po rrezikojnë jetën e tyre në vijat e frontit derisa luftojnë kundër pandemisë së koronavirusit.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu Agency, të paktën 3.505 punëtorë shëndetësorë në rajonin e Azisë-Paqësorit kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit ndërsa 789 personel mjekësorë janë në karantinë 14 ditore pas ekspozimit të dyshuar.

Së paku 39 mjekë humbën jetën në të gjithë rajonin pasi u infektuan nga virusi, i cili ka marrë më shumë se 82.100 jetë në të gjithë globin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit