Hamas shfaq gatishmëri për shkëmbim të të burgosurve me Izraelin

Mos i humb

Grupi palestinez Hamas ka njoftuar se do të “sillej me përgjegjësi” ndaj çdo “përgjigjeje të vërtetë” ndaj nismës së saj të shkëmbimit të të burgosurve me Izraelin, transmeton (AA).

“Ne do të sillemi me përgjegjësi ndaj çdo përgjigjeje të vërtetë për iniciativën e udhëheqësit të lëvizjes në Rripin e Gazës, Yahya Al-Sinwar, në lidhje me ushtarët izraelitë të kapur nga Brigadat al-Qassam, për të lëshuar një numër të të moshuarve, grave, të sëmurëve dhe fëmijëve palestinezë të burgosur”, u shpreh zëdhënësi i grupit Hazem Qassim në Twitter.

Të enjten e kaluar, udhëheqësi i Hamasit tha se grupi ishte i gatshëm të iniciojë një shkëmbim të të burgosurve me Izraelin.

Të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri thirrje për “dialog të menjëhershëm përmes ndërmjetësve” për izraelitët e zhdukur në Gaza.

Kjo është hera e parë që Izraeli shpreh gatishmëri për bisedime për katër izraelitë të zhdukur që nga lufta e Gazës në vitin 2014.

Në prill të vitit 2016, krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izz ad-Din al-Qassam, për herë të parë njoftoi se kanë kapur 4 ushtarë izraelitë, duke mos dhënë detaje për gjendjen e tyre shëndetësore apo emrat e tyre, përpos publikimit të emrit të ushtarit Shaol Aron.

Hamas ka këmbëngulur që Izraeli të lirojë të burgosurit palestinezë të ri-arrestuar menjëherë pasi ata u liruan gjatë një shkëmbimi të të burgosurve në vitin 2011.

Në fund të konfliktit të vitit 2014, qeveria izraelite njoftoi humbjen e “trupave” të dy ushtarëve në Rripin e Gazës, përkatësisht Oron Shaul dhe Hadar Goldin.

Megjithatë, në qershor të vitit 2016, Ministria e Sigurisë e Izraelit ndryshoi klasifikimin e tyre si “të zhdukur dhe të zënë rob”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit