Filipine, gjatë një tërmeti lëndohen 25 persona

Mos i humb

Zyrtarët bënë të ditur se në tërmetin e fuqishëm, që goditi Filipinet para agimit teksa njerëzit flinin, janë lënduar 25 persona dhe janë dëmtuar disa shtëpi, dy kisha dhe një stacion zjarrfikës.

Instituti filipinas për vullkanologji dhe sizmologji njoftoi se tërmeti me fuqi prej 5.5 ballë sipas Rihterit ndodhi të shtunën shtatë kilometra në juglindje të qytetit Carrascal në provincën Surigao del Sur. Më tej thuhet se u regjistruan edhe disa dridhje shtesë më të dobëta.

Këshilli nacional për uljen e rrezikut dhe menaxhim me katastrofa tha se është shembur tavani i një kishe në qytetin Carmen, dhe se kisha në Lanuz ka pësuar dëme serioze.

Plasaritje dhe dëmtime janë regjistruar në disa shtëpi. Në Carmen është dëmtuar tregu i qytetit, ndërsa në qytezën Madrid është shembur stacioni zjarrfikës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit