Maqedonia e Veriut raporton 156 raste të reja me COVID-19 dhe 6 vdekje

Mos i humb

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 156 raste të tjera të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara me këtë virus në vend është rritur në 4.820, (AA).

Ministria e Shëndetësisë e vendit njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 6 vdekje, duke e çuar në 222 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus.

Instituti i Shëndetit Publik po ashtu ka regjistruar 27 pacientë të shëruar nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka shkuar në 1.863.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 2.735.

Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka kryer 1.227 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë ka kryer gjithsej 49.020 teste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit