Filipinet prishin marrëveshjen për mbrojtje me SHBA-në

Mos i humb

Filipinet kanë lajmëruar autoritetet amerikane se ndërpresin marrëveshjen për mbrojtje nga viti 1999, bëri të ditur Ministria filipinase e Punëve të Jashtme, (AA).

Krahas paralajmërimeve të hershme se një hap i tillë shumë seriozisht do të cenonte sigurinë e vendit, autoritetet filipinase megjithatë vendosën të prishin marrëveshjen për mbrojtje me SHBA-në.

Siç theksoi “ABC News”, informacioni për prishjen e marrëveshjes, të lidhur në vitin 1999, është dërguar te ambasada e SHBA-ve në Manila.

Marrëveshja në fjalë për mbrojtje siguron kornizë ligjore për hyrjen e forcave amerikane në Filipine për të kryer ushtrime të përbashkëta ushtarake me forcat filipinase.

Ministri i Jashtëm i Filipineve, Teodoro Locsin paralajmëroi javën e kaluar se prishja i marrëveshjes së mbrojtjes do të prekte më shumë se 300 stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

SHBA-të në kuadër të kësaj marrëveshje mes viteve 2016 dhe 2019 siguroi më shumë se 500 milionë dollarë për Filipinet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit