“Fillimisht të nderojmë historinë tonë”, Mesila Doda: Në 27 qershor seancë përkujtimore për viktimat e genocidit të shqiptarëve të Çamërisë

Mos i humb

Mesila Doda kërkoi sot në Konferencën e Kryetarëve mbajtjen e një seance përkujtimore në 27 qershor për viktimat e genocidit të shqiptareve të Çamerisë.

Kryetarja e grupit parlamentar për Demokraci dhe Integrim kërkoi zyrtarisht që Parlamenti i Shqipërisë më së pari duhet të nderojë viktimat e shqiptareve të Çamërisë.

“Nuk kam asnjë problem- u shpreh ajo- që ne të shprehemi lidhur me aktet genocidiale të ndodhura në vendet e rajonit, por nisur nga kjo iniciative do mendoja që duhet më së pari të nderojmë historinë tonë.

Ka një vendim të Parlamentit të Shqipërisë të vitit 1994 që e shpall 27 qershorin ditën përkujtimore të genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë.

Sot i kërkoj zyrtarisht kësaj konference që Parlamenti shqiptar të mbajë një seance përkujtimore për këtë popullsi martire duke dhënë edhe shenjën e nderimit të historisë tonë dhe viktimave të pafajshme.

Pres që ky të jetë një hap që do i bashkojë të gjitha forcat politike në një seance në nderim të historisë tonë dhe përkujtimit të viktimave”, tha Doda.

Sot në konferencën e kryetarëve nuk u pranua një projekt-rezoluten e paraqitur nga disa deputetë të PD-së për genocidin në Bosnje Hercegovinë.

Ligj I Berishes
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit